Kryeministri Edi Rama, të mërkurën e 13 korrikut do të jetë në Bruksel, ku do të takohet me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin e ndërtimit të një baze të NATO-s në Durrës. Lajmi po komentohet edhe në mediat britantike, ku tabloidi “Ekspres”, thekson se “Shqipëria po i dërgon një sinjal paralajmërues presidentit rus, Vladimir Putin, përpara një takimi të NATO-s për bazën e re detare në vend”.
Porti do të jetë i vendosur në Porto Romano, Durrës, 40 minuta nga kryeqyteti dhe do të përfshijë një seksion tregtar dhe një bazë detare ushtarake. Financimi do të sigurohet nga shteti shqiptar ashtu edhe nga NATO. Shqipëria shpenzon aktualisht rreth 1.53% të PBB-së së saj vjetore për mbrojtjen , shumë më pak se shifra minimale e sugjeruar prej 2%.
Sipas Globalfirepower.com, Shqipëria ka 8000 personel aktiv në radhët e saj ushtarake. 500 personel rezervë. Ushtria ka rreth 76 automjete të blinduara. Asetet aktuale detare të Shqipërisë përbëhen nga 19 mjete lundruese, të cilat të gjitha përbëhen nga anije patrullimi me detyrë të përgjithshme.
