Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

‘Një deputet do të vritet’, Braho për deklaratën e dhënë një ditë para 8 janarit: Nëse do të kishin hyrë brenda, nuk do të ndaleshin me një apo dy

20:04 / January 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spartak Braho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, i ftuar në emisioni  ’Frontline’ në ‘News24’, foli për deklaratat e tij para protestës së 8 janarit, ku paralajmëroi se do të kishte viktima dhe se një deputet në protestën që do të mbahej në selinë blu do të vritej.

Ai theksoi se deklarata e tij frenoi një akt dhunë duke shtuar se ishte parashikuar të ndodhte ditën e protestës.

Po ashtu më tej shtoi se informacioni është një sekret profesional dhe se e ka marrë nga disa shërbime të inteligjencës shqiptare dhe të huaja.

‘Deklarata ime parashikoi dhe frenoi një akt dhunë që ishte parashikuar të ndodhte ditën e protestës. Fakti që disa përfaqësi diplomatike, duke pasur parasysh edhe ambasadën amerikane paralajmëruan shtetasit e vet, që të mos afroheshin në afërsi të ndërtesës ishin shumë kuptimplota të ngjarjes që pritej. Populli thotë se lajmësi nuk dorëzohet.

Pjesë nga intervista:

Nga e dinit?

Braho: Disa shërbime të inteligjencës shqiptare dhe të huaja e paralajmëruar dhe parashikua dhe u vërtetua me të gjithë zhvillimin e saj. Shërbimet e parashikuan që në rrethin e tyre që do goditej ishte dhe Alibeaj. Sot dikush ka thënë që ka qenë edhe Basha sepse është parë një njeri me thikë në dorë, nuk e di.

Emra të tjerë në një listë?

Braho: Janë qarqe të tjera që merren me monitorimin e ngjarjeve.

Si ra në dorën tuaj informacioni?

Braho: Sekretet profesional. Parashikoi dhe ekzaktësisht kështu ishte. Unë shkruaj dhe një ditë do ta themi se kush e parashikoi

Synimi i deklaratës ishte për të shmangur skenarin?

Braho: Po patjetër, alarmi ishte real dhe nuk duhet të ndodhte. nëse ata do të kishin hyrë brenda do të kishin bërë namin, nuk do të ndaleshin me një apo dy të vrarë.

Emrat e tjerë ishin po tek e njëjta listë?

Braho: Po, tek e njëjta listë kishte emra të tjerë. Ka pasur një garë telefonatash që më kanë pyetur, po unë a isha .

Ju kanë pyetur nëse ka qenë në shënjestër për tu vrarë?

Braho: Kanë qenë disa telefonata, deputetë të interesuar të PD. Kjo ka ndodhur pas zhvillimeve. Jam unë, isha unë…

Është kërkuar të shkoni në Prokurori nga zoti Noka dhe Berisha?

Braho: Prokurorinë nuk e drejton zoti Noka dhe aq më tepër Berisha. Rama nuk di gjë fare. Nuk ka objekt prokuroria për këtë çështje. Nëse do të kishte ngjarje të rëndë natyrisht do të kisha shkuar. Nuk më kanë thirrur, nëse do të ndodhë do të shkoj, por çfarë të them

Protesta e 8 janarit?

Braho: Janë bërë shumë komente. Ka qenë me një objektiv të egër , do të hyjmë dhe Bashën do ta marrin ta nxjerrim jashtë dhe nëse do të kishte vijuar edhe pak edhe mund të kishte ndodhur penetrimi nga grupi i Berishës. Ndërhyrja e policisë ishte profesionale.

braho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.