Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Një destinacion i shumëdëshiruar turistik”, Ekoparku në Ulëz-Mat, Rama: Projekti drejt finalizimit

12:49 / March 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 27
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekoparku me fokus sportet ujore në Ulëz Mat, do ta transformojë zonën në një destinacion të shumëdëshiruar turistik, që respekton natyrën dhe ruan biodiversitetin.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “brenda vitit do të jetë gati projekti ku harmonizohen tradita, ekoturizmi dhe trashëgimia industriale e liqeneve Ulëz-Shkopet”.

“Me shtimin si kurrë më parë të sipërfaqes së zonave të mbrojtura, tani jemi një fazë tjetër ritmike për zhvillimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, gjithçka sipas planeve dhe asgjë kuturu”, tha Rama, ndërsa ndau videon e inspektimit në Ulëz të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kumbaro deklaroi nga Ulëza se po përgatitet plani i menaxhimit dhe projekti për këtë Park Natyror, duke e shndërruar në një atraksion turistik gjithëvjetor me fokus turizmin e sporteve ujore.

2 32

E shoqëruar nga kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj dhe përfaqësues të bizneseve në zonë, ministrja tha se Ulza është rasti më i mirë për të treguar se si ruhet ekuilibri mes mjedisit dhe turizmit në një model zhvillimi të qëndrueshëm.

Kjo, sipas saj, do të thotë se investimet në zonë nuk do t’i lihen në dorë rastësisë por do të bëhen sipas një plani të përcaktuar.

“Ulëza ka potencialin për të bërë turizëm gjithëvjetor. Masterplani do të bëjë identifikimin e të gjitha pikave dhe është shumë e rëndësishme që gjithë investimet ku do të duam të ftojmë pastaj investitorët potencialë do të duhet të jenë të orientuara siç duhet. Kjo është e vetmja mënyrë që edhe mund ta mbrojmë si park natyror, edhe e zhvillojmë. Mundësinë e zhvillimit janë edhe brenda parkut natyror, mjaft që të jenë në përputhje me planin e menaxhimit”, tha Kumbaro.

Pjesë e takimit ishin edhe përfaqësuesit e kompanisë “Kurum” që menaxhojnë hidrocentralet e Ulëzës dhe Shkopetit, të cilët sipas Kumbaros, duhet të përfshihen në këtë projekt të madh për turizmin shqiptar.

“Diga duhet të jetë pjesë e peizazhit, sepse hidrocentrali i Ulëzës dhe i Shkopetit janë pjesë e historisë së kësaj zone. Si pjesë e historisë a nuk ia vlen të kemi një minimuze të hidrocentralit? Na duhet një koncept për ta bërë këtë muze të vizitueshëm dhe tërheqës që në fillim. Hidrocentrali është i vitit 1957, por nuk ka pse të duket si diçka e trishtuar e 1957, por mund të marri një fytyrë të re estetike”, shtoi Kumbaro.

Duke biseduar me përfaqësuesit e bizneseve në Ulëz, Mirela Kumbaro theksoi se prioritet zhvillimi do të ketë gjithmonë Parku Natyror i Ulzës. “Është pak por e sigurt që në të gjithë këta elementë, prioritetin e ka Parku Natyror. Bizneset janë për sot, ministri dhe kryebashkiaku janë për mandatet e tyre, parku është për të gjithë brezat. E ardhmja e brezave është në dorën e vendimmarrjes tonë sot. Duhet të jemi bashkë në vendimmarrje, në planifikim, por edhe në respektimin që na imponon prioriteti i mjedisit dhe ekosistemit”, u shpreh ministrja Kumbaro.

4 21

Pas vendimeve të muajit janar për zgjerimin e hartës së zonave të mbrojtura në Shqipëri, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kanë nisur punën për hartimin e planeve të menaxhimit që do të bëjnë të mundur zhvillimin e këtyre zonave ekonomikisht si atraksione turistike, duke respektuar kriteret mjedisore.

Me krijimin e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, Parkut Natyror të Vjosës, Parkut Natyror të Luginës së Shalës, Parkut Natyror të Munellës etj., sipërfaqja e zonave të mbrojtura i afrohet masës 21% të të gjithë territorit të Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton me 74 vota projektligjin për huanë nga SHBA opozita nuk merr pjesë në seancë

16:26 / July 27, 2026

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD bojkoton seancën

16:09 / July 27, 2026

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona

15:56 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.