Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një ditë më parë takoi Bashën, amerikani takon dhe Ilir Metën

13:24 / July 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta ok 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me Drejtorin për Europën të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy, teksa ka zbardhur dhe bisedën me të. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se bashkëpunimi mes Partisë së Lirisë dhe IRI ka qenë veçanërisht i frytshëm për rritjen e kapaciteteve të rinisë, vajzave e zonjave të angazhuara në forumet tona. Kurse mbrëmë ishte ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ai që takoi amerikanin, ku përmes një mesazhi në Twitter, ai shkruan se gjatë darkës pati kënaqësinë të shkëmbente mendime me mikun e tij Paul McCarthy.

Postimi i plotë i Ilir Metës

Pata kënaqësinë ta nisja ditën e takimeve sot me Drejtorin për Europën të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy, me të cilin ndamë vlerësime për demokracinë në Shqipëri dhe për zhvillimet aktuale në rajonin tonë.

Bashkëpunimi mes Partisë së Lirisë dhe IRI ka qenë veçanërisht i frytshëm për rritjen e kapaciteteve të rinisë, vajzave e zonjave të angazhuara në forumet tona. Do të vazhdojmë këtë bashkëpunim të shkëlqyer edhe më tej, duke mundësuar asistencë amerikane për të zgjedhurit e Partisë së Lirisë në këshillat bashkiakë gjatë këtij mandati që sapo kanë filluar.

Rikthimi i llogaridhënies në pushtetin vendor është prioritet kyç për Partinë e Lirisë ndaj dhe rritja e mbështetjes për këshilltarët tanë të zgjedhur është shumë e mirëpritur.

E falenderova Drejtorin McCarthy për aktivitetin e IRI në Shqipëri në mbështetje të partive politike, duke shprehur kërkesën për programe të veçanta në fushën e luftës ndaj korrupsionit dhe rikthimit të llogaridhënies, si dy faktorë kyç ndikues në shpopullimin masiv të vendit.

359789348 825859775575920 8490315675189475170 n

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.