Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një ditë para largimit nga Presidenca, Meta jep një tjetër dekoratë

20:39 / July 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eea9e2fd b5a9 4a99 88f5 f0293861fbc7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e tij të fundit në Presidencë, Ilir Meta ka dekoruar personalitetin e shquar të letërsisë dhe trashëgimisë sonë kombëtare, Dritëro Agolli. Kreu i shtetit ka vlerësuar poetin e shquar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar.

“I lumtur të vlerësoja sot me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, poetin e përjetshëm të tokës, atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agolli. Me mirënjohje për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë tonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe, duke u kthyer në një shërbestar humanist dhe apostull besnik i ëndrrës shekullore të rilindasve tanë. Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve”, është shprehur Meta.

MOTIVACIONI:

“Me vlerësimin më të lartë për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës si dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe, duke u kthyer në një shërbestar humanist dhe apostull besnik i ëndrrës shekullore të rilindasve tanë.”

dekorate dritero agolli Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.