Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një ditë pasi u la jashtë Kryesisë së PD, Salianji dorëhiqet si sekretar i grupit parlamentar

14:38 / January 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pasi u la jashtë nga kryesia e Partisë Demokratike, deputeti demokrat, Ervin Salianji ka dhënë dorëheqjen si sekretar I grupit parlamentart të PD-së.

Ka qenë vetë Salianji që ka bërë të ditur vendimin në një postim në Facebook, ku thotë se ky funksion politik i takon të zgjidhet për parim nga kryesia e re.

Postimi i plotë i Salianjit:

Falenderoj demokratët dhe miqtë që më kanë mbështetur dhe më mbështesin!

Numërimi për kryesinë më nxori jofitues me 1 votë, kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjësinë e duhur. Ndaj duhet marrë koha e nevojshme për të vendosur se çfarë duhet të bëj më shumë për të merituar besimin, për të luftuar me qeverinë, apo të bëj opozitë më të fortë për të qënë përfaqësues i demokratëve për një fitore edhe në numra edhe në frymë.

Gjykoj që çdo herë verdikti duhet lexuar qartë dhe duhen mbajtur përgjegjësi, mendoj që politika dhe Partia Demokratike ka nevojë për vendosjen e një standarti përgjegjësie, ku secili sipas funksionit mban përgjegjësi! Gjykoj që dorëheqja shumë shpesh e munguar në politikë duhet të kthehet standard! Funksioni im politik si sekretar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i takon të zgjidhet per parim nga kryesia e re, për këtë arsye jap dorëheqjen! Kjo me jep më shumë mundësi të takoj dhe degjoj demokratet per tu pergatitur, dhe per te bere fushate per te rifituar besimin e organeve te larta te partisë!

Nga nesër, si përherë, do të jem në terren për të organizuar dhe mbështetur protestat e vendosura nga mbledhja e Këshillit Kombëtar!

Largimi i Rames nëpërmjet protestave si objektiv i vendosur tashmë do jetë prioriteti dhe lufta e gjithë demokratëve, ashtu si dhe imja!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit

09:20 / June 27, 2026

Venezuelë/ Të paktën 920 viktima nga tërmetet e dyfishta, mbi 50 mijë persona të zhdukur

09:10 / June 27, 2026

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

21:53 / June 26, 2026

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.