Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka festuar sot 29-vjetorin e saj mes shumë urimesh nga fansat e saj dhe surprizës së realizuar nga stafi i ‘Shiko Kush Luan’. Luana ka ndarë në llogarinë e saj një video ku ka zbuluar momentin kur ka hyrë në zyrë dhe ka gjetur stafin duke i kënduar muzikën e ditëlindjes mes luleve dhe tortës së ditëlindjes.
“Si dite jave qe me takoi Ditelindja shkova ne pune.. faleminderit stafit me te mire qe kam se jane te tilla supriza e momente qe te mbushin! Na shkofte keshtu ky sezon. Ps. Here tjeter dikush te me thote qe te pakten te rregulloj floket & po pres ende pergjigje si e hapet zyren time. Ju du”, ka shkruar Vjollca në postimin e fundit në ‘Instagram’.
Siç kuptohet ky vit e ka gjetur Luanën mes shumë angazhimesh për sezonin e ri televiziv, ndryshe nga një vit më parë kur moderatorja festoi buzë detit me një festë e cila bëri bashkë njerëzit më të dashur të saj.