Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Një dokument e la Gent Muçën jashtë Kombëtares, tani i rrezikon kandidimin si deputet

21:17 / March 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muca gentian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gentian Muça këtë vit ka vendosur që karrierën e tij futbollistike, ta kombinojë me një tjetër shumë të veçantë, atë të politikanit. Në zgjedhjet e këtij viti, ish-kapiteni i Tiranës kandidon në kryeqytetin shqiptar, duke shpresuar që me famën e tij të sigurojë votat e nevojshme për të qenë përfaqësues në parlamentin e ardhshëm.

Por një dokument, më saktësisht një dënim nga shteti gjerman, mund të bëhet pengesë për të, ashtu siç u bë një dekadë më parë për të veshur fanellën e përfaqësueses. Në vitin 2010, Gentian Muça shihej nga të gjithë si një lojtar shumë premtues dhe ishte një kandidat për të veshur fanellën e përfaqësueses shqiptare.

Trajneri Josip Kuzhe vendosi që të grumbullonte lojtarin me kuqezinjtë, por asokohe u mësua se Muça nuk mund të udhëtonte dot në vendet e zonës Shengen, pasi kishte shkelur lejen e qëndrimit të tij në Gjermani. Ai kishte qenë atje me vizë studentore, edhe pse kishte përfunduar duke luajtur në disa ekipe futbolli. Kësisoj, Muçës iu dha një përjashtim nga Shengeni, duke shkatërruar shanset e tij që të vishte fanellën kuqezi, pavarësisht tentativave për të ndryshuar këtë masë.

I njëjti dënim, është bërë tashmë temë hetimi nga KQZ, që ka kërkuar verifikimin e figurës së Muçës mbi arsyet e këtij përjashtimi nga shteti gjerman të futbollistit i cili aktualisht është pjesë e Prishtinës në kampionatin kosovar. Vetëm pasi të sqarohen rrethanat, e të verifikohet versioni i Muçës, atëherë ai mund të kandidojë në zgjedhje. 

dokument gent muca rrezikon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.