Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Një dokumentar për 20-vjetorin e “Top Albania Radio” bën bashkë personazhet e njohur të saj

21:21 / November 22, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TOP ALBANIA 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e djeshme të parët që ndërtuan e krijuan punën në “Top Albania Radio” u mblodhën për një rast shumë special. Ervin Xhixhi, i njohur si Dj Vini, me rastin e 20 viteve punë në “Top Albania Radio” prezantoi për miqtë e kolegët e tij dokumentarin “Top Albania Radio-The Beginning”.

Në të u shfaq i gjithë rrugëtimi i radios së parë private kombëtare në vend, që solli revolucion jo vetëm në radiofoninë shqiptare. Ky dokumentar është i pari që i dedikohet “Top Albania Radio” dhe i gjithë ishte realizuar nga rrëfimet e 4 personazheve. Zamira Koleci që ka qenë kreyredaktore lajmesh në “Top Albania Radio”, Gerta Heta që ka qenë spikerja e parë e kësaj radio, Boiken Lako që ka qenë drejtor artistik dhe Saimir Kodra që ka realizuar “Radio Mania”, rrëfyen se si ka qenë puna në “TAR” dhe si e ndërtuan radion për ta sjellë deri në ditët e sotme në formën më të mirë. Ky aktivitet u organizua pranë ambienteve të COD në kryeministri dhe është cilësuar si dhurata më e bukur që Dj Vini mund t’i bënte “Top Albania Radios” në 20-vjetorin e krijimit. /revistawho.com

  • TOP ALBANIA 1
  • TOP ALBANIA 2
  • TOP ALBANIA 3
  • TOP ALBANIA 4
  • TOP ALBANIA 5
  • TOP ALBANIA 6
  • TOP ALBANIA 7
  • TOP ALBANIA 8
  • TOP ALBANIA 9
  • TOP ALBANIA 10
  • TOP ALBANIA 11
  • TOP ALBANIA 12

dokumentar Top Albania Radio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.