Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një e ardhme pa shtrëngime duarsh?

13:01 / May 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa disa shtete në SHBA po fillojnë të lehtësojnë masat e bllokimit, e ardhmja e shtrëngimit të duarve mbetet e pasigurt. “Unë nuk mendoj se duhet të shtrëngojmë duart përsëri, që të jem i sinqertë me ju,” tha Dr Anthony Fauci, një anëtar i spikatur i ekipit anti-koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, në prill. “Jo vetëm që parandalon sëmundjen e koronavirusit, por me siguri do të ulte shumë dhe rastet e gripit në këtë vend”.

Udhëzimet për distancimin social ka të ngjarë të qëndrojnë në fuqi për një kohë të gjatë, sipas udhëzimeve të qeverisë amerikane për rihapjen e vendit, veçanërisht për njerëzit në nevojë si të moshuarit dhe ata me sëmundje të tjera shoqëruese, si sëmundjet e mushkërive, mbipesha dhe diabeti.

Kjo mund të krijojë atë që Stuart Wolf, kryetari i asociuar për Integrimin Klinik dhe Operacionet në Dell Medical, e quan një “distopi fantastiko-shkencore”, ku shoqëria do të ndahej në ata që mund të preken dhe ata që duhet të qëndrojnë të izoluar. Kjo mund të krijojë pasoja të rënda psikologjike, thotë Dr Wolf.

“Zakonet zor se vdesin”, thotë Elke Weber, profesor i psikologjisë dhe çështjeve publike në Universitetin Princeton. “Nga ana tjetër, zakonet dhe normat sociale mund të ndryshojnë kur konteksti social dhe ekonomik dhe, në këtë rast, konteksti shëndetësor ndryshojnë”.

Tashmë ka shumë mundësi jo-kontakti. Për shembull, përkulja është praktikuar shumë gjerësisht në të gjithë botën – dhe është marrë si arsye për më pak vdekje për shkak të koronavirusit në Tajlandë. Pastaj ka sinjale të dorës, tundja e kokës, e qeshura dhe e buzëqeshura që nuk përfshijnë kontakt fizik.

Por Prof Legare vëren se një nga ironitë e mëdha të Covid-19 është se pikërisht kur njerëzit përballen me rrethana stresuese, ata varen nga prekja. “Mendoni për mënyrat se si ne përgjigjemi kur njerëzit janë të hidhëruar pas vdekjes ose diçka të keqe që ka ndodhur, me një përqafim, ose thjesht mund të ulemi pranë një personi dhe ta prekim në shpatull”.

Ndërsa shmangia e sëmundjes është një pjesë thelbësore e mbijetesës njerëzore, po kështu është edhe të jetuarit e jetës komplekse sociale, thotë Arthur Markman, profesor në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Teksasit në Austin.

“Ndoshta do të fillojmë duke u përqëndruar më shumë në rutinat e larjes së duarve, sanitizimin e duarve dhe strategjitë për të mos prekur fytyrën, sesa heqjen dorë nga kontakti,” thotë ai. “Shqetësimi i vërtetë është që ne do të zhvillojmë një normalitet të ri, i cili nuk ka prekje, dhe kështu ne nuk do ta kuptojmë atë që na mungon, duke mos pasur ndonjë kontakt me njerëzit në rrethin tonë social. / bota.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Taulant Balla: Nga 1 janari ulen çmimet e produkteve të shportës, hiqet edhe taksa e qarkullimit

12:49 / November 24, 2026

Taulant Balla reagon pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga PS: Më vjen keq që pas 9 vitesh shkojmë në këtë vendimmarrje

12:37 / November 24, 2026

Ibrahimaj prezanton sistemin “e-Gjoba”: Qytetarët dhe bizneset do të njoftohen në kohë reale përmes telefonit dhe WhatsApp-it për penalitetet

12:29 / November 24, 2026

Rama urdhër të prerë institucioneve për gjobat online: Të nisin sa më parë, nuk ka justifikime për mungesë tabletash apo probleme teknike

11:54 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.