Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një e treta e kompanive belge përdorin inteligjencën artificiale për punësim

21:25 / July 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inteligjenca artificiale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë belge përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për punësim, kështu që ky numër në këtë vend është regjistruar të jetë një e treta e gjithë kompanive.

Sipas studimit të bërë nga kompania e burimeve njerëzore “Manpower”, rreth 30 nga 100 kompani belge, përdorin inteligjencën artificiale për punësim, një përqindje që pritet së shpejti të rritet në afro 50 për qind.

Dhjetë për qind e 510 punëdhënësve të intervistuar në Belgjikë në hulumtim thonë se kanë përdorur inteligjencën artificiale për një kohë të gjatë dhe se 21 për qind kanë deklaruar se së fundmi kanë kaluar në zbatim atë.

Ndërkaq, 18 për qind e kompanive thonë se brenda 12 muajve do të kalojnë në aplikacionet e inteligjencës artificiale. Kompanitë përdorin robotë të inteligjencës artificiale në fazat e tyre të rekrutimit, nga shqyrtimi i CV-ve deri te intervistat fillestare.

“Punëdhënësit belgë vunë re avantazhet e teknologjisë. Vetëm 15 për qind e punëdhënësve mendojnë se inteligjenca artificiale do të ketë ndikim negativ në punësim”, tha drejtuesi i kompanisë “Manpower”, Sebastien Delfosse.

Shumica e drejtuesve të kompanive hodhën poshtë shqetësimet se përdorimi i inteligjencës artificiale do të çojë në rritjen e papunësisë.

Përderisa 15 për qind e të anketuarve thanë se kjo teknologji do të reduktojë numrin e personelit në 2 vitet e ardhshme, 49 për qind argumentuan se inteligjenca artificiale do të krijojë vende të reja pune.  

belge inteligjenca artificiale kompani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.