Një fëmijë u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat mes dy të panjohurve në një treg në Teksas.
Shkëmbimi i zjarrit filloi pas një debati mes dy personave që nuk njiheshin me njëri-tjetrin, tha policia. Në SHBA u regjistruan 600 të shtëna masive gjatë vitit 2023.
Teksasi ka disa nga ligjet më të dobëta të armëve në SHBA, pavarësisht se shteti është dëshmitar i disa prej të shtënave masive më vdekjeprurëse.