Trajneri i njohur Jose Mourinho është përfshirë plotësisht në ndihmë të komunitetit në pandeminë e COVID-19. Tekniku portugez tha pak ditë më parë se ishte bërë pjesë e një projekti në shpëndarjen e produkteve të freskëta.

Dhe mesa duket ka kaluar nga e thëna në të bërë. Ai është parë duke ndihmuar stafin e ngritur në qendrën e klubit të Tottenham, në shpërndarjen e perimeve dhe produkteve të tjera. Kjo nuk është hera e parë gjatë kësaj periudhe pandemie ku Mourinho merr pjesë si vullnetar, më herët e ka bërë diçka të tillë duke shpërndarë ushqime dhe ilaçe për pensionistët të cilin ishin të detyruar të qëndronin në karantinë.


