Në Tiranë po zhvillohet takimi i organizatave më të mëdha rinore të vendeve Adriatiko-Joniane, ku të rinjtë shkëmbejnë ide për veprimin europian të qyteteve dhe rajoneve adriatiko-joniane.
Kreu i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi e vlerësoi këtë aktivitet mjaft të frytshëm. “Të rinjtë duhen për sot dhe jo vetëm për mot,për ti dhënë energjinë zhvillimit te territorit, modernizimit te sipërmarrjeve,nismave qe inkurajojnë. Tirana mikpriti organizatat me te njohura te te rinjve për veprimin evropian te qyteteve&rajoneve adriatiko-joniane”, shprehet ai.
Në ditën e dytë të takimit ishte ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ku shpalosi para të rinjve të rajonit nismat në mjedis e turizëm, projektin “Smile Albania”. “Shqipëria, vendi i parë europian pa qese plastike në qershor të 2020”, është fryt i një aktivizmi rinor për Shqipërinë e pastër turistike.
Një ditë ma parë i pranishëm në panel ishte kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili vlerësoi nismën e qeverisë shqiptare dhe qeverive të rajonit për të krijuar një hapësirë ballkanike, ku përfituesit kryesorë do të jenë të rinjtë.