Një qytetare nga Tirana, 74 vjeçe, ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga kryerja e 3014 testimeve kanë dalë pozitivë me koronavirus 1480 qytetarë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.
Janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë.
