Një qytetar ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga COVID. Bëhet fjalë për një qytetare 66 vjeçe, nga Gjirokastra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në raportin e përditshëm, bën me dije gjithashtu se kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë nga 559 testime të kryera.
Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.