Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Një i arrestuar var veten në burgun e Peqinit 

16:11 / February 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
astrit 380x200 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e paraburgimit të burgut të Peqinit. 46-vjeçari Astrit Pukameka e kreu aktin ekstrem ditën e sotme dhe ka ndërruar jetë në spitalin e të njëtit burg.

Në datë 16 shkurt të këtij viti ai ishte arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale si “plagosje e rëndë me dashje”; “kanosje”; “pengmarrje” dhe “vjedhje me dhunë” pasi plagosi një person me thikë, grabiti një karburant dhe mori pengnjë taksist.

Ngjarja

Astrit Pukameka kreu disa vepra penale në një kohë të shkurtër gjatë datës 16 shkurt 2022 duke ka kryer dy plagosje në vende të ndryshme, ndërsa grabiti edhe një karburant.

Siç raportoi më herët abcnews.al, ai ka hasur kushëririn e ish-gruas së tij Bardhyl Petjan në rrugën kryesore. Për arsye ende të paqarta ai e ka qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur.

Pasi është zhvendosur pak metra më tutje ai ka ndaluar një taksi. Për të vazhduar më tej planin e tij, Astrit Pukameka marrë peng taksistin Arjan Shau. Ky i fundit nuk ka pranuar t’i bindet dhe ka tentuar që të largohet.

Autori i ka bërë presion me thikë dhe e ka urdhëruar që ta çojë në destinacionin që ai dëshiron. Gjatë rrugës ka hasur në kundërshtinë e taksistit por 45 vjeçari pasi ka arritur në pikën e karburantit e ka plagosur para se të zbresë. Ndalesa ishte në një karburant në fshatin Lekaj.

Pengun e la në taksi të plagosur, kurse vetë është futur në pikën e karburantit. Me thikë në dorë u ka kërkuar lekët. Nën kërcënimin se do t’i digjte karburantin, i mori shitësit në pikën e karburantit 120.000 lekë të rinj. Fatmirësisht në këtë pikë ishin oficerët e policisë që ndërhynë duke parandaluar që ngjarja të kishte pasoja edhe më të rënda.

Astrit Pukameka akuzohet tashmë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Aksident fatal në Krujë, humb jetën një person pas përplasjes së dy automjeteve

21:14 / July 28, 2026

Konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

20:55 / July 28, 2026

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.