Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një i burgosur na kushton 153 mijë euro përgjatë të gjithë dënimit, 9.9 mijë euro në vit

11:03 / April 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Europës, në puplikimin mbi statistikat penale në 49 vende të Europës, jep të dhëna mjaft interesante mbi karakteristikat e popullsisë nëpër burgje. Në këtë raport, mes këtyre vendeve, gjenden të dhëna edhe për Shqipërinë.

Për Shqipërinë, shpenzimet e administratës së burgjeve për vitin 2020, llogariten në  45.6 mln euro. Të dhënat tregojnë se numri i të burgosurve deri me 31 janar të vitit 2021 regjistrohet në 4,595 të burgosur. Nga përllogaritjet del se kosoja mesatare vjetore për një të burgosur në vendin tonë arrin në vlerën e 9.9 mijë eurove.

Po nëse do ta analizonim këtë shifër duke marrë parasysh kohëzgjatjen mesatare të dënimit, sa mund të arrijë kosto? Nisur nga të dhënat e raportit, kohëzgjatja mesatare e dënimit për vendit tonë është 15.4 vite. Rezulton se për 15,4 vite, vlera e kostos së një burgosuri fiksohet në 153 mijë euro, po t’i llogarisnim shpenzimet si të qëndrueshme nga viti në vit.

Litenshtejni regjistron koston më të lartë vjetore për një të burgosur, deri në 1.5 mln euro. Ndiqet nga Norvegjia me 121 mijë euro dhe Luksenburgu me 119 mijë euro. Nëse do ta fokusonim analizën në nivel rajoni, shifrat tregojnë se Bosnje Hercegovina ka nivelin më të lartë të shpenzimeve vjetore për një të burgosur, me 28 mijë euro. Ndiqet nga Mali i Zi me 12.4 mijë euro dhe më pas vijon Shqipëria me 9,921 euro.

Pas vendit tonë qëndron Serbia me një kosto mesatare për një të burgosur deri në 9.904 euro dhe Maqedonia e Veriut me 9.4 mijë euro. Në Europë, vendi i cili regjistron koston më të ulët vjetore për një të burgosur është Danimarka me 119 euro dhe Greqia me 568 euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.