Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një i mitur në Shkup akuzohet për terrorizëm lidhur me kërcënimet me bomba në shkolla

19:29 / December 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
058a0000 0aff 0242 f355 08dacbacf3c9 w1023 r1 s
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi penale për veprën “terrorizëm” ndaj personi të mitur nga Shkupi, pasi kishte pranuar në polici se në muajin tetor ka kërcënuar me bomba katër shkolla të mesme në kryeqendrën maqedonase.

“I frymëzuar nga njoftimet e mëparshme për bomba në disa shkolla të mesme në territorin e Shkupit, i mituri ka vërejtur në rrjetet sociale se mesazhet nga sinjalizuesit anonimë janë dërguar përmes një ofruesi specifik që ofron enkriptim dhe mbrojtje të komunikimit, dhe më 4 nëntor, nga kompjuteri i tij personal, ka krijuar një adresë elektronike, përmes së cilës ka shkruar një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në katër shkolla të mesme”, thuhet në njoftimin e policisë maqedonase.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se me këtë padi penale nuk është zbardhur rasti, pasi sipas tij, kërcënimet kanë ardhur edhe nga jashtë vendit, gjë që sipas Spasovskit dëshmon se bëhet fjalë për sulme kibernetike që vështirë zbulohen.

“Sipas të dhënave që kemi, bëhet fjalë edhe për një domen që është i regjistruar jashtë, gjegjësisht në Shtetet e Bashkuara dhe kjo praktikisht tregon për seriozitetin e sulmeve kibernetike. Vlerësoj se është shumë i vështirë sigurimi i të gjitha dëshmive që vijnë, sepse ky është një krim transnacional, nuk është në korniza të shtetit”, deklaroi Spasovski.

Edhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se kërcënimet me bomba bëhen me qëllim të nxitjes së frikës dhe çrregullimit të punës së institucioneve, por edhe janë përpjekje për rritjen e ndikimit pro-rus.

Ai tha se institucionet maqedonase janë në koordinim me vendet anëtare të NATO-s që të përballen sa më shpejt dhe në mënyrë më efikase me kërcënime të tilla.

“Bëhet fjalë për luftë kibernetike. Këto sinjalizime të rreme për bomba janë pjesë e kësaj lufte. Ka edhe në vende të tjera. Qëllimi i këtyre sulmeve është të nxitet panik. Nuk është e lehtë të zbulohet se kush qëndron pas kërcënimeve me bomba në shkolla, sepse përdoren rrjete private virtuale në të cilat këto adresa janë të hapura. Por, ka pista për autorët dhe nëse konstatohet se janë nga vendi, do të sanksionohen. Jemi në komunikim të përditshëm me partnerët tanë në NATO dhe kemi koordinim me Bashkimin Evropian për këto sulme kibernetike edhe për problemet tjera”, tha Kovaçevski.

Nga fundi i muajit tetor ka pasur gjithsej 12 denoncime të rreme për vendosjen e bombave nëpër shkollat në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke shkaktuar frikë dhe çrregullim të sistemin arsimor në këtë shtet./ Rel

bomba kërcënimet SHKOLLA shkup terrorizëm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.