Shpresa Rupar është Trajnere e licensuar e programimit neuro-linguistik dhe realizoni aktivitete të ndryshme gjatë vitit. Ka më shumë se 5-vite eksperiencë dhe çdo ditë vijon të trajnohet e të trajnojë njerëz. Më poshtë do të lexoni kënvështrimin jetësor optimist nga trajneria.
”Ai është talent i lindur”
”Asaj ja ka dhënë Zoti zërin dhuratë”
”Ai është Brad Pit”
”Ajo është Oprah”, unë nuk mund të krahasohem me të, etj, etj, etj
Unë dua që TI, të shikosh atë që shikoj unë tek ty, tek secili prej jush.
Mediat shkruajnë, shkruajnë për yjet, kushdo qoftë ai apo ajo: ai/ajo arriti suksesin brenda natës. Ajo çfarë duan të thonë është që ata janë më të talentuar se ty apo se unë, ata janë MJAFT e ti nuk je, ata janë të zgjuar e ti nuk je, ata janë inteligjentë e ti nuk je.
Kjo është shumë larg së vërtetës, unë nuk i shikoj ata si më të mirë se vetja, nuk i shikoj ata më të mirë se ty, unë i shikoj ata si qenie njerëzore me 10.000 apo 20.000 orë praktike në fushat e tyre më shumë se ty apo se unë, ata thjesht kanë vrapuar kilometra më shumë se ty, më shumë se unë, dhe gjithmonë, gjithmonë në fushën e tyre.
Gjithmonë do jetë dikush disa hapa para meje, para teje, por kur unë shoh dikë që bën perfekt punën e tij / punën e saj nuk i flas më vetes: ”Ti nuk e bën dot këtë”, ”kush je ti!” , – dikur e kam thënë.
… Unë sot i them vetes: “Ajo çfarë po shikoj tani, është një person me 5.000, 10.000, 30.000 orë punë më shumë se unë”.
Tani të them edhe ty ndërro zërin e brendshëm dhe kur shikon një person me arritje fantastike thjesht ndrysho zërin dhe fjalët që i flet vetes.
Nëse ti përdor të njëjtën disiplinë, nëse i jep vetes kohën si ai/ajo (kushdo qoftë), do arrish edhe ti.
Shiko eshte ti, ate çfare shijoj une tek ty, madhështinë. Atë madhështi që kanë të mëdhenjtë, atë madhështi që ti shikon tek të tjerët, në fakt është madhështia jonë.