Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një Krishtlindje ndryshe në kohë kufizimesh për shkak të COVID-19

12:20 / December 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krishtlindje ndryshe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është një prag Krishtlindjesh ndryshe nga çdo Krishtlindje tjetër që po përjetojnë shumë vende, të detyruara sot të fetojnë të kufizuara, si pasojë e një sërë masash kufizuese të urdhëruara për të luftuar kundër pandemisë.

Koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 1,7 milionë të vdekur në planet dhe vatra kontaminimi që vazhdojnë të rishfaqen pavarësisht mbërritjes së vaksinave të para, jeta nuk do të rikthehet menjëherë në normalitet.

Papa Françesku, i cili është në krye të 1,3 miliardë katolikëve në botë, mbajti meshën e natës së Krishtlindjeve në bazilikën e Shën Pjetrit në praninë e të paktën 200 besimtarëve, të cilët mbanin maska mbrojtëse, kryesisht punonjës të shtetit të vogël të Batikanit.

Orari u vendos dy orë më herët, në orën lokale 19:30, për të zbatuar shtetrrethimin në fuqi në Itali, që fillon në orën 22:00. Para pandemisë, disa mijëra besimtarë dhe turistë kishin marrë një biletë të çmueshme për të marrë pjesë në këtë meshë papale. Dje në mbrëmje, sheshi Shën Pjetër, i ndriçuar nga pema monumentale e Krishtlindjeve ishte plotësisht e shkretë dhe përshkohej nga një makinë policie. Në fakt italianët, filluan dje një kufizim për festat, në vendin më të prekur në Europë nga virusi, me 71 000 të vdekur dhe më shumë se dy milionë persona të prekur nga COVID-19 që prej fillimit të pandemisë.

Mesha e natës së Krishtlindjes përkujton në traditën e krishterë lindjen e Jezusit nga Nazareti në Betlehem. Në homelinë e tij, papa argjentinas nënvizoi se lindja e një fëmije na kujtoi se nuk duhet ta kalonim kohën tonë duke qarë për fatin tonë, por duke ngushëlluar lotët e atyre që vuajnë, duke u shërbyer “të varfërve”.

“Por besimtarët të uritur për argëtim, sukses dhe mondanitet janë shpesh analfabetë të mirësisë”, u shpreh ai me keqardhje. Në një letër mbështetëse drejtuar libanezëve të të gjitha besimeve dërguar për Krishtlindje, papa njoftoi gjithashtu se synonte të vizitonte sa më shpejt të ishte e mundur Libanin, i cili po përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe tensione. Papa Françesku, i cili sapo ka festuar 84-vjetorin, do të dërgojë mesazhin e tij të tetë të Krishtlindjeve “Urbi dhe Orbi” me video brenda pallatit apostolik, për të shmangur grumbullimet në sheshin Shën Pjetër për ta parë atë si zakonisht në një lozhë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mashtrim me investime të rreme në Itali, 17 persona nën hetim, mes tyre edhe shqiptarë

22:41 / November 11, 2026

Vance ka pak shanse si pasardhësi i mundshëm i Trump, ja kush pritet të kandidojë për president të SHBA

22:03 / November 11, 2026

Ndërron jetë papritur ambasadori rus në SHBA, Alexander Darchiev, në moshën 66-vjeçare

20:18 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.