Kosova ka nisur grumbullimin në prag të startit të fushatës kualifikuese për Botërorin e Katar 2022, teksa ndeshet me Suedinë dhe Spanjën.
Ndërkohë, ditën e sotme Federata ka lëshuar një njoftim ku bëhet e ditur se ka vendosur të largojë nga ky grumbullim portierin Arijanet Muriç, për arsye disiplinore. Sakaq, nuk bëhet saktësisht e ditur se cilat rregulla kanë dërguar në përjashtimin e gardianit, ndërsa mbetet për t’u sqaruar në një moment të dytë.
Ndërkaq, nga ky përjashtim i Muriç, mund të përfitojë portieri i Tiranës, Visar Bekaj, i cili me bardheblutë ka luajtur me vazhdimësi dhe ka rezultuar vendimtar falë aftësive e tij mes shtyllave.
Reagimi i Federatës se Kosovës:
Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore.
