Një shkresë e çuditshme ka mbërritur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ka qenë vetë personi, Tasim Mehmeti që ka bërë të ditur në Facebook se i është drejtuar KQZ-së për të marrë mandatin e deputetit.
Ja çfarë thotë ai me kërkesën e tij:
“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

