Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Një lojtar pozitiv te Andorra në ditën para ndeshjes, edhe te Shqipëria kryhen testet

23:36 / March 24, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
andorra shqiperi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alarm për COVID-19 para ndeshjes mes Andorrës dhe Shqipërisë, e për fat të mirë, nuk është në radhët e kuqezinjve. Të dy kombëtaret kanë kryer testet sot sipas protokollit të UEFA-s dhe në radhët e ekipit vendas është identifikuar një futbollist pozitiv.

Andorra kishte mbledhur një numër të madh futbollistësh për këtë grumbullim, por nuk kishte publikuar listën përfundimtare të futbollistëve që do të ishin të gatshëm për ndeshjen ndaj kuqezinjve, pikërisht për të evituar probleme si pasojë e COVID-19, duke parashikuar se mund të kishte problem.

Kështu ka ndodhur në fakt, pasi në testin e sotëm është identifikuar një futbollist i infektuar nëpërmjet tamponëve dhe ai është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës. Kjo situatë ka detyruar që edhe lojtarët e tjerë të bëjnë një tampon të dytë e për fatin e skuadrës vendase, nuk ka pasur të infektuar të tjerë, duke bërë që trajneri Koldo Alvarez të bënte gjatë pasdites publike listën me 22 emrat e grumbulluar për këtë ndeshje.

Ndërkaq, testet që i janë bërë përfaqësueses shqiptare, për fat të mirë nuk kanë identifikuar të infektuar në radhët e kuqezinjve, duke bërë që Reja të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët për takimin e nesërm. 

Andorra lojtar pozitiv
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.