Kombëtarja luan ditën e sotme një ndeshje shumë të rëndësishme teksa pret në shtëpi Bjellorusinë. Një fitore do t’i siguronte të besuarve të trajnerit Edi Reja vendin e parë në grup, ndërsa në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të luanin në një divizion më të lartë. Për të karikuar edhe më shumë ambientin pas kësaj sfide ka menduar Edvin Murati, i cili me anë të një video të shpërndarë nga FSHF, kërkon që sot në fushë të luhet me dëshirë e me zemër.
Mirëdita të gjithëve! Ju përshëndes nga Franca. E ndoqa Kombëtaren në ndeshjen me Kazakistanin dhe më pëlqeu shumë. Shënoi tre gola, 2 gola nga sulmuesit dhe mbrojtja ishte shumë e mirë. Tani për ndeshjen me Bjellorusinë shpresoj që të kalojë mirë.
Një mesazh kisha për çunat, që të luajnë me dëshirë, me zemër dhe shpresoj me një rezultat shumë pozitiv. Ju përshëndes të gjithëve dhe së shpejti edhe me një fitore. Mirupafshim!”- shprehet Murati në mesazhin e tij.
