Blendi Fevziu ka ndarë një shqetësim me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka vizituar nga afër Pemën më të vjetër të Tiranës, Rrapin e Urës së Tabakëve. Fevziu shkruan se kjo pemë e cila është 300-vjeçare nuk ka lulëzuar këtë vit. Ai thotë se pema është thare duke marrë me vete kujtimet shekullore të Tiranës dhe duke e lenë vendin me një monument më pak.
POSTIMI:
Pema me e vjeter e Tiranes, thuajse 300 vjecare, Rrapi i Ures se Tabakeve, nuk lulezoi me kete vit. U tha duke marre me vete kujtimet shekullore te qytetit dhe duke e lene Tiranen me nje monument te rendesishem me pak.