Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Një muaj me abetaren e re, autorja Gjokutaj: Vërejtjet dhe sugjerimet do të merren parasysh

13:15 / October 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 6310774ad70bf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë vit shkollor nxënësit e klasës së parë në Shqipëri e Kosovë po mësojnë me Abetaren e re të njehsuar. Një muaj pas nisjes së shkollës, autorja e librit, prof. Mimoza Gjokutaj thotë se gjatë gjithë vitit shkollor grupi i punës do të monitorojë ecurinë dhe se deri tani nuk ka asnjë koment që cenon strukturën apo përmbajtjen e tekstit.

“Kjo abetare është vlerësuar nga një komision i përbashkët, Shqipëri-Kosovë, nga 10 specialistë që kanë qenë mësues, gjuhëtare, psikologë e më gjerë. Të tërë kanë dhënë vërejtje e sugjerime që i kemi marrë parasysh. Ne jemi të hapur që gjatë gjithë këtij viti, që po e ndjekim dhe monitorojmë e deri tani nuk ka pasur asnjë koment i cili cenon strukturën apo përmbajtjen e këtij teksti”, tha Gjokutaj në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN. 

Për eksperten e arsimit, Valbona Nathanaili problemi nuk është te vështirësitë e tekstit të Abetares, por sistemit arsimor. “Çfarë kuptimi ka të mësosh abetaren 45 minuta, 45 minuta matematikën. Fëmijët i çojmë në shkollë në klasë të parë në orën 8 dhe në orën 10 duhet t’i marrë dikush që ka mbaruar orën e mësimit. Patjetër do të ketë probleme me abetaren me matematikën, se nuk mund të mësohet matematika e të bëhet pjesë e jotja nëse i duhen vetëm 45 minuta”, tha ajo.

Për miratimin dhe botimin e librit të ri u deshën më pak se 10 muaj kohë nga firmosja e marrëveshjes. Autorja Gjokutaj thotë se mësuesit janë lehtësuar dhe po ecin me ritëm duke dhënë rezultate.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen sot në sheshin “Skënderbeu”

14:41 / September 27, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.