Deniz Klironomi është një prej personazheve më të kërkuar të botës së krimit në Europë. I shpallur në kërkim nga Interpol, ai është arrestuar në Kolumbi. I njohur me nofkën “Gucci”, ai është jetë pjesë e grupit “Los Pachenca”, i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.
Klironomi ishte me sinjal të kuq nga Interpoli. Që në fund të vitit 2020, hetuesit nga policia e Dijin morën informacione se një trafikant droge kishte mbërritur në gjirin verior të Kolumbisë.
Policia arriti ta vërë në pranga vetëm pasi u fotografua në ballkonin e banesës ku qëndronte. Tatuazhi që kishte në krahun e majtë e bëri më të lehtë punën e policisë për të bërë identifikimin e tij.
