Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një nga vendet skeptike për integrimin, kryenegociatori Zef Mazi takime në Hollandë, ja çfarë kërkese u bëri për Shqipërinë

21:02 / October 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zef mazi 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi zhvilloi një vizitë zyrtare pune në Hollandë, një nga vendet skeptike në lidhje me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në.

Ndërsa informoi palën hollandeze mbi përparimin dhe arritjet konkrete të Shqipërisë që prej vendimit të Këshillit në mars 2020 që hapi negociatat e anëtarësimit të vendit, kryenegociatori Mazi referuar dhe arritjeve konkrete dhe zbatimit të kërkesave të BE-së, kërkoi mbështetjen e Hollandës për finalizimin e kuadrit negociues të Shqipërisë në Këshill dhe organizimin e Konferencës së parë Nderqeveritare, menjëherë pas saj.

“Kryenegociatori Mazi theksoi pandryshueshmërinë e kursit euroatlantik të Shqipërisë, duke vënë në dukje se objektivi madhor i anëtarësimit në BE është vendim strategjik dhe politik, prioritar që gëzon mbështetjen e gjerë të të gjithë spektrit të vendit”, thuhet në njoftimin për mediat.

NJOFTIM PER SHTYP

Nga data 30 shtator – 1 tetor 2020, Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit me BE-në zhvilloi një vizitë zyrtare pune në Hollandë.

Gjatë qëndrimit, Kryenegociatori Mazi kreu takime me Drejtoren e Përgjithshme, Ministren për Evropën, Anita van den Ende, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hollandës. Gjithashtu ai zhvilloi takime me një numër parlamentarësh, përfaqësues të lartë të partive politike në parlamentin hollandaz, si dhe me  akademikë dhe drejtues të think-tanke-ve më influente në qarqet politike, qeverinë hollandeze, mediat dhe opinionin publik në Hollandë.

U shkëmbyen mendime dhe u informua pala hollandeze mbi përparimin dhe arritjet konkrete të Shqipërisë që prej vendimit të Këshillit në mars 2020 që hapi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE. U nënvizua gjithashtu angazhimi i plotë i qeverisë dhe i Shqipërisë për të vijuar pareshtur dhe me më shumë vendosmëri punën me rezultate në ecurinë e reformave. Këto do të çojnë në vendimin për mbajtjen e Konferencës së parë Nderqeveritare, brenda Presidencës gjermane të Këshillit të BE-së.

Bazuar në arritjet konkrete dhe zbatimin e kërkesave të BE-së, Z. Mazi kërkoi mbështetjen e Hollandës për finalizmin e kuadrit negociues të Shqipërisë në Këshill dhe organizimin e Konferencës së parë Nderqeveritare, menjëherë pas saj.

Kryenegociatori Mazi theksoi pandryshueshmërinë e kursit euroatlantik të Shqipërisë, duke vënë në dukje se objektivi madhor i anëtarësimit në BE është vendim strategjik dhe politik, prioritar që gëzon mbështjetjen e gjerë të të gjithë spektrit të vendit.

Bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor nga këndvështrimi gjeostrategjik, politik, ekonomik, moral dhe të qasjes “strikte dhe të drejtë”, për të siguruar kështu besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e procesit të zgjerimit.

skeptike zef mazi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.