Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Një pacient infektohet me Covid për të dytën herë”, Tritan Shehu: “Bomba” e shëndetësisë shqiptare hedh poshtë teoritë e shkëncës botërore

14:13 / June 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
urgjenca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme bëri me dije se janë shënuar 20 raste të reja të prekur me koronavirus, gjithashtu është rritur edhe numri i të shtruarve në spitalin Infektiv.

Ministria deklaroi se ndodhte për herë të parë në vendin tonë që të infektohet një pacient për herë të dytë nga koronavirusi pas tre muajsh, sipas ministrisë bëhet fjalë për një mjek.

Pas këtij njoftimi i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehu.  Përmes një postimi në “Facebook”, ai ironizon dhe e konsideron një “gjetje” botërore, që godet teoritë e perpjekjet për vaksinën, dhe si i tillë duhet publikuar e mbrojtur në mediat më të mëdha të shkencës.

Sipas Shehut, në Tiranë bëhen deklarime të tilla “bombë”, duke qenë i bindur edhe pa asnjë studim imunologjik, qoftë dhe i thjeshtë ky.

Reagimi i plotë:

Me nje mendjelehtesi e siguri alla Zhvejk sot Komiteti komunikon identifikimin e nje rasti me infeksion te perseritur me Covid 19.

Njofojne se “nje punonjes shendetesie u infektua per here te dyte, mbas infektimit te mepareshem para tre muajsh”!!!

A e kuptojne keta se nje konfirmim i tille eshte nje “gjetje” boterore, qe godet teorite e imunizimit e perpjekjet per vaksinen, dhe si i tille duhet publikuar e mbrojtur ne mediat me te medha te shkences.

Ndonje rast i dyshuar per ri infektim ne Japoni a ShBA mbas investikimeve te thella nuk u konfirmuan si te tilla, por si mbetje viirusale, duke hapur nje debat shkencor te gjere.

Ndersa ne Tirane behen deklarime te tilla “bombe”, duke qene i bindur edhe pa asnje studim imunologjik, qofte dhe i thjeshte ky.

Me te tille pa pergjegjeshmeri e mungese thellesie kerkimi perpara deklarimeve kaq te rendesishme, ne fakt hidhen hije te forta dyshimi per cdo deklarim e konfirmim te deritanishem apo te ardheshem.

tirananews.al tritan shehu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.