Trupi i pajetë i një mashkulli rreth 30-40 vjeç është gjetur mbrëmjen e kaluar në Rasquera të Spanjës.
Dyshohet se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar. Trupi u konstatua nga pronari i një ferme rurale në Rasquera, në Ribera d’Ebre.
Edhe pse në fillim policia mendoi se ishte një vdekje aksidentale, pasi viktima nuk kishte as plagë me thikë dhe as armë zjarri, mjekja ligjore që mori në dorë çështjen, pas autopsisë konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje për motive kriminale.
Aktualisht nuk ka të dhëna për persona të zhdukur të kësaj moshe në zonë dhe kjo do ta komplikojë më tej detyrën e policisë katalanase, jo vetëm në identifikimin e plotë, por edhe në përpjekjen për të identifikuar autorin ose autorët e krimit.
Hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj çështje dyshojnë se ajo mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe kultivimin e marijuanës.