Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një postim që duket si një lamtumirë, Ronaldo: I lumtur që fitova gjithçka në Itali

08:31 / May 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
CristianoRonaldo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një postim i gjatë i Kristiano Ronaldos në rrjete sociale po komentohet gjithnjë e më shumë si mesazhi i lamtumirës i futbollit portugez nga Juventusi. Edhe pse skuadra ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampioneve, duket se Ronaldo nuk e sheh më veten pjesë të projektit të bardhezinjve dhe po bëhet gati të shkojë në një kampionat tjetër, me hipotezat PSG e Mançester Junajtid që kanë qarkulluar më të zëshme në ditët e fundit.

Ronaldo, në postimin e tij ka theksuar se si ishte i lumtur që kishte arritur objektivin që i kishte venë vetes, që të siguronte gjithçka në secilin vend ky do të luante.

“Jeta dhe karriera e një lojtari të elitës është e përbërë nga ulje dhe ngritje. Vit pas viti përballemi me skuadra fantastike, me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe objektiva ambiciozë, ndaj duhet të japim gjithmonë maksimumin që të mbetemi në nivelet e shkëlqimit.

Këtë vit nuk ia dolëm që të fitonim Serinë A, komplimente Interit për titullin mëse të merituar. Megjithatë, duhet t’i jap vlerë çdo gjëje që kemi realizuar në këtë sezon te Juventus, si në aspektin kolektiv, ashtu edhe në atë individual. Superkupa e Italisë, Kupa e Italisë dhe trofeu i golashënuesit më të mirë të Serisë A më mbushin me lumturi, sidomos për shkak të vështirësisë që mbajnë në vetvete, në një vend ku asgjë nuk është e lehtë të fitohet.

Me këto arritje, arrita një objektiv që i kisha vendosur vetes që në ditën e parë në të cilën mbërrita në Itali: të fitoja titullin kampion, Kupën dhe Superkupën, por edhe të isha Lojtari më i mirë dhe Golashënuesi më i mirë në këtë vend të madh futbollistik të mbushur me lojtarë të jashtëzakonshëm, klube gjigante dhe një kulturë futbollistike me rrënjë të thella.

E kam thënë që nuk ndjek rekordet, janë rekordet që më ndjekin. Për të gjithë ata që nuk e kuptojnë, është shumë e thjeshtë. Futbolli është një lojë kolektive, por është nëpërmjet tejkalimit individual që ndihmojmë skuadrat tona të arrijnë objektivat e tyre. Të jesh gjithmonë në kërkim të diçkaje më shumë në fushë, duke punuar gjithmonë më shumë jashtë saj, që rekordet në fund dalin në pah dhe titujt kolektive bëhen të paevitueshëm, disa janë rrjedhoja natyrale e tjetrit.

Ndaj jam shumë krenar për këtë fakt që është replikuar gjerësisht në ditët e fundit: Kampion në Angli, Itali dhe Spanjë; fitues i Kupës në Angli, Spanjë dhe Itali; fitues i Superkupës në Angli, Spanjë dhe Itali; Lojtari më i mirë në Angli, Spanjë dhe Itali; Golashënuesi më i mirë në Angli, Spanjë dhe Itali. Asgjë nuk është e krahasueshme me ndjesinë kur di se ke lënë shenjë në vendet në të cilat kam luajtur dhe i kam dhënë gëzim tifozëve të klubeve që përfaqësoja. Kjo është arsyeja për të cilën punoj dhe kjo është ajo që më mallëngjen dhe arsyeja pse do të ndjek deri në ditën e fundit objektivat.

Faleminderit të gjithë atyre që janë bërë pjesë e këtij rrugëtimi! Jemi të bashkuar!”, shkruante Ronaldo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.