Rrjetet sociale janë bërë tashmë më të përdorura se kurrë pasi njerëzit qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë nga COVID-19. Nisur nga kjo në Instagram kanë nisur një sërë sfidash të reja si ajo e publikimit të fotove të fëmijërisë etj.
Një tjetër sfidë që sapo e ka nisur Bleona Qerreti është ajo e se si kanë qenë VIP-at shqiptarë para dhe pas operacioneve plastike.
Bleona ka publikuar videoklipin e këngës “Hallall e ke” i realizuar në vitin 2006, ku ka nominuar gjithë kolegët t’i publikojnë klipet të realizuara para operacioneve plastike.
Nuk e dimë me kë e ka në veçanti Bleona, por jemi kuriozë të shohim se kush do t’i përgjigjet sfidës së saj.
E ndërsa kjo mbetet të shihet në vazhdim, Bleona ka treguar se klipet e vjetra do t’i publikojë në IGTV.
Shpresojmë të publikojë ndonjë video nga vitet ’90.
