TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

‘Nxjerr muskujt’ Rusia, teston në det raketën hipersonike të lundrimit ‘Zircon’.

12:47 / May 28, 2022

Vlonjati denoncon ish-bashkëshorten për dhunë ndaj fëmijëve

12:41 / May 28, 2022

 Paloka harron mikrofonin ndezur, shpërthen ndaj demokratëve: I pashë , për të zezë të vet e kanë

12:39 / May 28, 2022

Serbi: Lavrov në Beograd më 7 qershor, takimi tetë a tetë me Vuçiç, çfarë do të diskutohet…

12:33 / May 28, 2022

Ushqimet nuk duhet t’i hani në darkë

12:30 / May 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Një shaka presidenciale? PS fton për këshillim, gruan e kryeministrit, Ylli Ndroqin dhe konsullatën greke

18:11 / April 20, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Maxhoranca socialiste ka bërë pjesë të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës edhe shoqërinë civile.

Një dokument është ftesa dërguar përmes postës elektronike organizatave të shoqërisë civile bashkëlidhur me një dokument Exel të listës së listës e 451 organizatave jo qeveritare.

Në emër të Taulant Ballës ftesa është dërguar nga një punonjëse e kryesisë së Kuvendi Shqipërisë. Lista në Exel mban emrin “Shoqëria Civile për Presidentin”.

Në pamje të parë duket një proces normal, ku shoqërisë civile i kërkohet ajo që i takon: mendim dhe pjesëmarrje në një vendim të rëndësishëm sic është zgjedhja e Kreut të ri të Shtetit. Por sa vlerë dhe kredibël është ky proces, e tregojnë faktet e mëposhtme.

Edhe shoqatat si ato të pyjeve dhe kromit, të grave për një bujqësi të qëndrueshme, të korrektimit e rehabilitimit njerëzor janë lutur nga socialistët të vijnë me propozime konkrete.

Në këtë listë është e përfshirë si organizatë jo qeveritare edhe Konsullata Greke në Korçë. Në të tilla kushte për herë të parë socialistët i japin të drejtë për të propozuar, jo minoritetit grek, por një shteti grek në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Shembujt interesantë se kush mund të propozojë emrin e Presidentit, nuk mbarojnë. Për shembull në Shqiperi ka edhe një Shoqatë Bamirëse e Detarëve të Shqipërisë e krijuar nga një person me emer ekzotik. David Jonathan Pennoyer e ka mundësinë të propozojë pse jo ndonjërin prej detarëve të nderuar të vendit tonë për kryetar shteti, për shembull zotin Gjergj Luca.

Por pjesa më qershi e tortës, zbulohet më poshtë.

Përmes një kontrolli të plotë të kësaj liste vihet re se ajo është shumë e vjetër dhe e pa-freskuar.

Aq e pa freskuar, sa për të dhënë një emër për presidentin e ri të vendit, në këtë listë figuron edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, e cila ka akoma në ftesë si mbiemër, atë qe ka patur kur president ishte akoma Alfred Moisiu.

Nga një verifikim Top Channel arriti të mësojë se zonja Rama nuk është më drejtuese e kësaj organizate, por kjo nuk e ka penguar partinë e bashkëshortit te saj, ta ftojë për të dhënë kontributin e saj në përzgjedhjen e presidentit të ri.

Por nuk mbaron me kaq.

Nëse i referohemi kësaj liste edhe presidenti RTV Ora Ylli Ndroqi është ftuar të japë mend si kryetar i “Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri”, në procesin President përzgjedhës. Në fakt zoti Ndroqi nuk është më kryetar i kësaj shoqate prej vitit 2018.

Ndërkohë nuk është me as konsull i Meksikës. Zoti Ndroqi sot është vetëm një person i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara.

Zoti Duka mund të jetë në lufte me qeverinë, por Federata e Futbollit mund të propozojë kryetarin e shtetit, për shembull lojtarin e shkëlqyer Sulejman Demollarin. Federata Shqiptare e Golfit, e cila megjithëse nuk ka asnjë fushe golfi në Shqipëri, mund të kërkojë për shembull që President i Republikës të jetë Dashamir Shehi.

Federata e skive që ka vetëm një atlet, që mori pjesë në dimëroren e Pekinit, gjithashtu është ftuar të propozojë. Dhe listën komike të kësaj oferte serioze të qeverisë, e mbyll Federata e Xhudos. Me rrezikun që propozimi i saj për të rikandiduar Ilir Metën, t’i rrëzohet i pari, nga trojka protokollare socialiste në takimin e pasdites.(TCH)

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

‘Nxjerr muskujt’ Rusia, teston në det raketën hipersonike të lundrimit ‘Zircon’.

12:47 / May 28, 2022

 Paloka harron mikrofonin ndezur, shpërthen ndaj demokratëve: I pashë , për të zezë të vet e kanë

12:39 / May 28, 2022

Serbi: Lavrov në Beograd më 7 qershor, takimi tetë a tetë me Vuçiç, çfarë do të diskutohet…

12:33 / May 28, 2022

Sherr mes dy grave në Lushnjë. Njëra përfundon në spital, tjetra arrestohet

12:25 / May 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

‘Nxjerr muskujt’ Rusia, teston në det raketën hipersonike të lundrimit ‘Zircon’.

12:47 / May 28, 2022

 Paloka harron mikrofonin ndezur, shpërthen ndaj demokratëve: I pashë , për të zezë të vet e kanë

12:39 / May 28, 2022

Serbi: Lavrov në Beograd më 7 qershor, takimi tetë a tetë me Vuçiç, çfarë do të diskutohet…

12:33 / May 28, 2022

Sherr mes dy grave në Lushnjë. Njëra përfundon në spital, tjetra arrestohet

12:25 / May 28, 2022
Te fundit

‘Nxjerr muskujt’ Rusia, teston në det raketën hipersonike të lundrimit ‘Zircon’.

12:47 / May 28, 2022

Vlonjati denoncon ish-bashkëshorten për dhunë ndaj fëmijëve

12:41 / May 28, 2022

 Paloka harron mikrofonin ndezur, shpërthen ndaj demokratëve: I pashë , për të zezë të vet e kanë

12:39 / May 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.