Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një shqiptar nga Mali i Zi u gjobit se vendosi flamurin në ballkon, reagon Alternativa Shqiptare

14:42 / February 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar në Mal të Zi u gjobit pasi vendosi në ballkonin e shtëpisë së tij flamurin kuqezi me rastin e 28-29 nëntorit. Emin Beqaj nga Tuzi i Malit të Zi u dënuar në shumën prej 230€.

Këtë dënim për qytetarin nga Tuzi e ka paguar subjekti politik Alternativa Shqiptare. Kreu i koalicionit të partive shqiptare për zgjedhjet e 3 marsit, Nik Gjeloshaj, nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Facebook ka ndarë një fotografi të mandat pagesës së gjobës.

Postimi i plotë i Gjeloshajt:

Të nderuar miq,

Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në lidhje me mosaprovimin e ligjit për rend publik, me të cilin do të lejohej përdorimi i lirë i flamurit kombëtar. Alternativa Shqiptare në bashkëpunim me subjektet tjera nacionale do të punojë pa ndalur që ligji në fjalë të aprovohet në Parlament sa më parë!

Ne kemi kritikuar ashpër dënimin e shqiptarëve në Tuz dhe Ulqin nga policia e shtetit disa kohë më parë!

Përveç kësaj, unë kam pohuar pubikisht që çdo shqiptar që dëhotet për flamur, gjobën në tërsi do t’a paguaj Alternativa Shqiptare!

E përsërisim edhe me këtë rast se NUK MUND TË NA E NDALIN PËRDORIMIN E SIMBOLIT TONË dhe që NUK MUND TË NA DËNOJNË, sa jemi në gjendje të PAGUAJMË!

Ps po ndajmë me Ju mandat pagesën e gjobës për bashkëvendasin tonë Emin Beqaj!

Sinqerisht,

NGJ

gjoba

reagon shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

22:41 / June 29, 2026

Sulm me armë zjarri në veri të Gjermanisë, të paktën 5 të vrarë dhe dy të arrestuar

14:54 / June 29, 2026

Ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar në Morinë, makina përplas për vdekje policin 59-vjeçar

12:10 / June 29, 2026

Ankaraja pret Samitin e NATO-s më 7 dhe 8 korrik 2026, në fokus mbrojtja, Ukraina dhe investimet ushtarake

10:52 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.