Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Një tjetër i dyshuar/ Punonjësi i kazinosë kishte lidhje me vajzën keniane

16:16 / May 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 637e7412bec5d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër person i shtohet listët të së hetuarve nga policia dhe prokuroria e Tiranës, si të dyshuar që kanë lidhje me vdekjen e kenianes Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht verën e vitit të shkuar.

Pak ditë më parë, oficerë të komisariatit numër 1 kanë shoqëruar për të marrë në pyetje një tjetër person, emir i të cilit doli pas dëshmive që dhanë Rodin Barçi, shoferi i kazinosë ku punonte keniania, si dhe miqtë e tij.

I hetuari i ri i policisë dhe prokurorisë, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve, gjithashtu mësohet se është punonjës po në të njëjtën kazino. Gjatë deklarimeve, ai ka pohuar se kishte pasur marrëdhënie intime me 22 vjeçaren para se të ndodhte ngjarja, por nuk kishte djeni për ndonjë konflikt të saj.

Burime nga grupi hetimor thanë për ABC news, se nga kqyrja që i është bërë kamerave të sigurisë së kazinosë ka rezultuar se i hetuari dhe vajza keniane shiheshin shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Edhe në sajë të provave të mbledhura në banesën ku jetonte Joy, hetuesit kanë zbuluar se ai kishte qenë në banesën e kenianes dy ditë para se ajo të gjendjen në gjendje të rëndë, 13 gushtin e vitit të kaluar. Keniania 22 vjeçare kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte punësuar në një kazino.

Në trupin e saj u konstatuan dëmtime të shumta në kokë e në brinjë që dyshohet se e reja pasi u dhunua mund të jetë hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte me qira.

Fillimisht, Joy Ayoko qëndroi e shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje kome, dhe më pas u dërgua për kurim në vendlindjen saj, por ndērroi jetě për shkak të gjendjes së rënduar që ndodhej.

Deri më tani, nuk ka persona të arrestuar për këtë ngjarje. Ndërkohë që policia dhe prokuroria janë në pritje të zbardhjes së bisedave telefonike që do të përfitohen nga dy celularët e 22 vjeçares, njëri prej të cilëve është në duart e hetuesve të SPAK për t’u çkoduar. Hetuesit kanë kërkuar nga nëna e kenianes që t’u vihet në dispozicion edhe laptopi i Joyt nëse në të mund të përfitohen prova me vlerë për hetimin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

14:19 / July 23, 2026

E rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt në det

12:51 / July 23, 2026

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari

11:58 / July 23, 2026

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.