Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar se këto ditë do të arrestohet një tjetër ish-kryebashkiak.
I pyetur në “Top Talk” nëse priten zhvillime të tjera, Karamuço deklaroi: “Nga këto që shikoj unë këto ditë, një tjetër ish-kryebashkiak do të arrestohet. Është nga një bashki e vogël në vend”.
“Mesa mendoj po, mesa di, nuk e di asgjë pas këtij hetimi që u hap. Gazetarët dhe Komiteti i gazetarëve po tregohet shumë i zgjuar këtë kohë, thjesht duke parë hyrjet dhe daljet në institucionin e SPAK-ut, aty ku është dhe BKH dhe Prokuroria e Posaçme, arrijnë të deshifrojnë cilësimet e tyre se për çfarë po thirren, çështjet e mëparshme që ato janë hetuar ose janë përfshirë, që janë bërë mediatike, dhe arrijnë të japin deri diku se deri ku ka shkuar ky hetim dhe se çfarë hetimesh mund të priten. Dhe nga ajo që kemi parë ne gjatë kësaj kohe ka rezultuar shumë e saktë kjo. Që ata që janë thirrur, përfshirë këtu edhe zotin Dako, menjëherë u mendua se diçka do të ndodhë.”