Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një tjetër kosovare siguroi medaljen e argjendtë olimpike, nesër garon për të artën

14:34 / August 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KKKK 1000x561 1 600x337 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kosovare Asllani do ta kërkojë nesër medaljen e artë në futboll me Suedinë në Olimpiadën e Tokios. Ajo tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë olimpike.

Kosova i siguroi dy medalje të arta në Olimpiadën e Tokios përmes xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova. Mirëpo, një tjetër medalje në “Tokyo 2020” do ta fitojë gjithsesi edhe një sportiste kosovare, ani pse e përfaqëson një vend tjetër, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për futbollisten Kosovare Asllani, e cila është duke e përfaqësuar Suedinë në Lojërat Olimpike. Suedezet janë kualifikuar në finale të Olimpiadës në futboll, që nënkupton se Kosovarja me shoqe e kanë siguruar tashmë medaljen e argjendtë.

Ndërkaq, futbollistja e lindur dhe e rritur në Suedi do ta kërkojë nesër medaljen e artë. Suedezet do të luajnë në finalen e madhe me Kanadanë, në ndeshjen që do të luhet nga ora 04:00 e mëngjesit me kohën tonë lokale.

Pra, edhe Kosova do të ketë hise në këtë sukses të sportistes kosovare, e cila ka arritur suksese të jashtëzakonshme në karrierë. Kohë pas kohe, futbollistja e Real Madridit nuk ka hezituar ta formojë me duar shqiponjën dykrenore kur ka shënuar gola për Suedinë, duke e konfirmuar kështu afërsinë që e ka për vendin e prindërve të saj, të cilin e ka në zemër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.