Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një tjetër qendër masazhesh “fole” prostitucioni, në pranga menaxheri. Pronari në kërkim

09:52 / December 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qendermasazh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Menaxheri i një qendre masazhesh në Tiranë është arrestuar teksa pronari është shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.

Vihet në pranga menaxheri i një qendre masazhi dhe shpallet në kërkim pronari i saj, për shfrytëzim prostitucioni dhe për përshtatje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni.

Procedohen penalisht dhe 4 shtetase, për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se në rrugën “Don Bosko” disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri dhe pronari i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u kap dhe u vu në pranga menaxheri i qendrës së masazhit, shtetasi K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim pronari i kësaj qendre, shtetasi E. Sh., 23 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026

Maran para sfidës me Finlandën: Tifozët besojnë te ne, do të japim maksimumin për fanellën kuqezi

17:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.