Interi ka fituar mbrëmjen e djeshme me rezultatin e ngushtë 2-1, ndaj Spezias, por pavarësisht shifrave, ekipi i sapo ngjitur në Serie A ka bërë një paraqitje për t’u vlerësuar. Titullar në këtë përballje ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij përgjatë lojës.
Futbollisti i Kombëtares kuqezi ishte një “mur“ i pakalueshëm kundër Interit, duke ia bërë kështu minutat të vështira Lukakut dhe lojtarëve të tjerë zikaltër. Vlerësimet pas ndeshjes kanë qenë pozitive për shqiptarin, pavarësisht se nuk ndihmuan në rezultatin përfundimtar.
“EUROSPORT” nota 6,5 – “I zoti në pjesën e parë ndaj Lukakut, kur belgu tentoi të kalonte Prevedel me një prekje elegante. I kujdesshëm edhe në të dytën, me disa spastrime të mira. Bind me lojën e tij duke dalluar nga të tjerët”.
