Saoirse Kennedy Hill, mbesa e Robert dhe Ethel Keneni është 22-vjeçarja e gjetur e vdekur në rezidencën e familjes Kenedi thotë BBC.
Shkaku i vdekjes së saj nuk është përcaktuar ende por mediat amerikane shkruajnë se bëhet fjalë për një overdozë.
“Zemrat tona janë thyer për largimin nga jeta të Saoirse. Ishte plot jetë, shpresë dhe dashuri”, tha familja në një komunikatë për shtyp. Gjyshja Ethel Kennedy ka shtuar “bota është më pak e bukur sot”.
22-vjeçarja ishte diplomuar në universitetin e Bostonit në shkenca komunikimi dhe sipas asaj që thotë Nju Jork Tajms vuante nga depresioni.
Në një gazetë shkolle në 2016, Saoirse do të shprehej: Jam sëmurur nga depresioni që në fillim të gjimnazit dhe e mbajta këtë sëmundje pas për gjithë jetën time”.
Historia e familjes Kenedi është e lidhur vetëm me tragjedi. Pas vrasjes së presidentit Kenedi dhe të vëllait të tij, Bobi, në korrik të 1999, djali i ish Presidentit, John do të ndërronte jetë nga një aksident ajror, bashkë me bashkëshorten e tij Carolyn Bessette dhe kunatën.
