Ndodh në Komunën e Prishtinës, ku për herë të parë një prej mjeteve urban të qytetit do të ketë shofere një vajzë.
Në një postim në Facebook, Komuna thotë se tashmë Laurën do e shohim nëpër rrugët e Prishtinës, si pjesë e Trafikut Urban.
“Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e radhës. Laura Mirena është shofere e parë në ekipë. I urojmë punë të mbarë “, thuhet në njoftim.
Janë disa lloj profesionesh që deri dje konceptoheshin se ishin vetëm për burrat, si instruktuor autoshkolle apo drejtuese mjeti të transportit, por gjithnjë e më shumë nëpër botë po shohim edhe gra për këtë zanat.