Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një vit nga tërmeti në Turqi, 10 mijë njerëz bëjnë homazhe për 50 mijë viktimat. Me lot në sy dhe lule në duar

12:05 / February 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 06 120333
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

10 mijë njerëz u mblodhën në orët e para të mëngjesit për të shënuar përvjetorin e parë të tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë juglindore. Tërmeti me magnitudë 7.8, fatkeqësia më vdekjeprurëse në historinë moderne të Turqisë, rrafshoi qytete në rajonet juglindore të vendit dhe Sirinë fqinje. Më shumë se 50 mijë njerëz në Turqi humbën jetën dhe rreth 5,900 në Siri, ndërsa milionë kanë mbetur të pastrehë.

Në provincën juglindore turke të goditur më keq, të Hatay, qytetarët i bënë thirrje qeverisë dhe autoriteteve lokale të largoheshin dhe kërkuan që asnjë zyrtar të mos merrte pjesë ndërsa nuk u lejuan as fjalimet.

Njerëzit më pas hodhën lule në lumin Orontes (Asi), i cili rrjedh nëpër qytet. Merve Gourchel, e cila humbi tezen, burrin e tezes dhe kushërinjtë e saj në tërmet, thirri emrat e tyre duke hedhur nga një karafil në ujë për secilin prej tyre. Nesibe Duzgun tha se hodhi lule në ujë për të gjithë ata që njihte dhe se kjo ditë ka bashkuar njerëzit e Hatay.

Presidenti turk Erdogan tha në një deklaratë në rrjetin social X (ish-Twitter) se dhimbja e humbjes së familjarëve nga tërmetet ishte po aq e freskët tani sa ishte një vit më parë dhe se qeveria e tij ishte mobilizuar menjëherë pas asaj që ai e quajti “katastrofa e shekullit”

Screenshot 2024 02 06 120106
Screenshot 2024 02 06 120151
Screenshot 2024 02 06 120221

earthsquare turkiye
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.