Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

‘Njëra më erdhi me burrin’, rrëfehet zhigoloja shqiptar: Shërbimet e mia fillojnë nga 100 euro, ja si më gjejnë, shumica e grave e bëjnë për hakmarrje

09:20 / November 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zhigolo 687x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Angel Spaho është një 32-vjeçar i cili që në moshën 16-vjeçare ka punuar si striptist dhe zhigolo në Greqi. Vitet e fundit ai është kthyer në Shqipëri, ku për 3 vjet e gjysmë ushtroi të njëjtin profesion. Por tashmë ai ka hequr dorë dhe punon si barist e menaxher lokali.

I ftuar në emisionin Rudina, Angel Spaho ka treguar se në Shqipëri ka kërkesa të mëdha nga gratë shqiptare për zhigolo duke kërkuar shërbime ekstra. 32-vjeçari rrëfeu se në një rast i ka shkuar një grua së bashku me burrin e saj. Tarifat për shërbimet që ai ofron variojnë minimumi nga 100 Euro.

Rudina Magjistari: Të merrte një grua në telefon? Si vendoseshin në kontakt me ty këto gra shqiptare? Se mua më duket shumë e vështirë që të ekzistojnë gra në Shqipëri dhe të kërkojnë një zhigolo. Më duket shumë e vështirë, por ja që ekzistojnë thua ti.

Angel: Ekzistojnë, sinqerisht. Ndonjëherë më duket sikur tregoj ndonjë histori, por thjesht është gjithçka çfarë shikojmë nëpër filma janë në jetën reale. Unë jam habitur dhe më ka ardhur, biles ka qenë i pranishëm dhe burri i saj.

Rudina Magjistari: Si funksiononte pra? Si të kontaktonin? Si të gjenin.

Angel: Nusja e dinte që unë punoja strip kur fillova këtu në Shqipëri. Nuk e dinte që unë bëja shërbime ekstra. Edhe më kontaktonte direkt, më thoshte vetë. Pastaj me ndonjë shoqe, me ndonjë party… U shpërnda numri i telefonit. Edhe si njeri shoqërues, mund t’i themi eskort.

Rudina Magjistari: Si ishte tarifa? Si paguhesh, për orë apo për natë?

Angel: Po, për orë ose për një mbrëmje.

Rudina Magjistari: Dhe si është çmimi?

Angel: Niset nga 100 Euro…në varësi të shërbimit.

Rudina Magjistari: Kush janë këto gra? Sigurisht që nuk kërkojmë emra, por në përgjithësi si do t’i përshkruaje? Dhe çfarë historish sjellin me vete këto gra kur të kërkojnë ty?

Angel: Gjithmonë kur i pyes përse ndodh kjo gjë, është sepse është shumë e rëndë, por sepse edhe burri i saj bën të njëjtën gjë me një 20-vjeçare. Dhe ajo më shumë është si hakmarrje, nëse mund ta quaj. Ato më kanë thënë që edhe burri nuk më trajton kështu. Dhe ne zhigolotë i japim më shumë kënaqësi seç i jep burri i saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.