Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Njërës do i jap 50 euro, tjetrës 100″/ Skandali në Sarandë: Edhe shoqja e mitur e 13 vjeçares shfrytëzohej për prostitucion

22:25 / November 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prostitucion SR
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vajza 13-vjeçare në Sarandë, që shfrytëzohej për prostitucion nga kryeinspektori i kufirit dhe tutori i saj, të cilët u vunë në pranga të policisë, nuk është e vetmja. Emisioni Fiks Fare zbulon se dhe një tjetër e mitur 14 vjeçare, ka patur të njëjtin fat.

Gazetarët e Fiksit rikthehen në Sarandë pranë shkollës 9-vjeçare. Mësues dhe drejtues të shkollës nuk pranojnë të flasin më për Fiksin. Ata shprehen se pas transmetimit të kronikës në emisionin investigativ Drejtoria Arsimore Rajonale Fier ka fajësuar shkollën për denoncimin e këtij rasti, duke i kërcënuar mësuesit dhe drejtuesit me kontrolle 4 herë brenda një muaji.

Por, mësues që emisioni Fiks Fare nuk mund t’i indentifikojë për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit u thonë gazetarëve se 13-vjeçarja nuk ishte e vetmja e mitur që shfrytëzohej për prostitucion nga ai fshat.

Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në familjen e 13-vjeçares. Ata tregojnë se vajzën e mitur në këtë rrugë e kishte futur një vajzë tjetër nga i njëjti fshat me iniciale E.I., një vit më e madhe se vajza e tyre.

Gazetarët e Fiksit flasin dhe me banorët e fshatit. Ata konfirmojnë të njëjtën gjë. Duke rrëfyer se të dyja vajzat e mitura shkonin kudo bashkë dhe nga fshati largoheshin po bashkë.

FIKSI

Emisioni Fiks Fare identifikoi edhe vajzën tjetër 14-vjeçare. Gazetarët shkojnë në familjen e saj. Takojnë vetë 14-vjeçaren dhe prindërit e saj.Vajza rrëfen se bashkë me shoqen e saj 13 vjeçe shkonin tek lokali. Atje i çonte ai që u arrestua, tutori. Gjithashtu ai ju kërkonte që të kryenin marrëdhënie seksuale me pleq kundrejt shumave 50 euro, ose 100 euro.

Vajza

Rasti i 13-vjeçares është denocuar më herët në Fiks Fare. L.H nxënëse në shkollën 9-vjeçare në fshatin Gjashtë të Sarandës u bë pjesë e investigimit të Fiks Fare. Drejtori i shkollës ku mësonte e mitura kërkonte ndihmën e Fiksit, pasi për vajzën ishte vendosur 2 herë dërgimi në qendër rehabilitimi për shkak se ajo shfrytëzohej për prostitucion dhe e mitura nuk mbahej nga këto qëndra, por kthehej sërish në shkollë. Ajo jetonte edhe vetëm në shtëpi me qira në Sarandë.

Edhe pse Fiksi ngriti alarmin mbi të, institucionet ia hidhnin fajin njëra0tjetrës dhe askush nuk mbante përgjegjësi, por e lanë 13-vjeçaren në rrugë dukë u shfrytëzuar seksualisht. U desh arrestimi nga SHÇKB- ja të kryeinspektorit të kufirit dhe tutorit të së miturës që institucionet ta dërgonin menjëherë në qendër rehabilitimi.

fiks21

Ndërkohë shërbimi social kur Fiksi denoncoi rastin pohonte se të miturën nuk e mbanin dot kundër vullnetit të saj në qendër rehabilitimi, pasi shkelnin ligjin dhe se për të bindur 13-vjeçaren duhet të punojnë njësitë e mbrojtjes së fëmijëve.

Pra, të gjitha këto institucione nuk kanë reaguar në kohë për të parandaluar që një e mitur të abuzohej për të kryer prostitucion.

13 vjecares 50 euro prostitucion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama drejt Brukselit, zbardhet agjenda

12:23 / July 14, 2026

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/Rama në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare

09:47 / July 14, 2026

Marta Kos: “Super e Marta” për zgjerimin e BE-së, Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë të negociatave

09:36 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.