TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

Rusia shton sulmet me raketa në Ukrainë

18:50 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Kërkojnë ndihmë, 4 alpinistë bllokohen në Valbonë

18:36 / June 26, 2022

Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin

18:26 / June 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Njerëzit që penduan Henrik Hoxhajn e Nuredin Dumanin

17:31 / June 11, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zbulimi i një serie vrasjesh të kryera me pagesë nga një grup i strukturuar kriminal, është një nga arritjet, që SPAK e çuan ndër më të suksesshmet. Megjithëse ka ende vend për tu hetuar dhe faktuar thënien e Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumanit, SPAK në 19 Maj pretendoi se kishte goditur 8 grupe kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Por tashmë kjo dosje nuk ka vetëm dy të penduar, pasi Euglen Halili dhe Klevis Alla, janë dy djemtë e parë që kanë folur për llogari të prokurorisë dhe kanë marrë statusin e bashkëpunëtorit të Drejtësisë. Halili trego vrasjen e Emiljano Ramazanit ose “Ilit të Elbasanit” dhe Regis Runaj. Ndërsa Klevis Alla, tregoi vrasjen e katërfishtë të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdias.

Administrimi i 4 të penduarve në një dosje të vetme nuk është e lehtë. Ndaj për këtë çështje janë angazhuar dhjetëra punonjës të strukturave hetimore,të cilët kanë bashkëbiseduar gjatë me të penduarit.

Pendesa e Klevis Allës

I pari që ka folur për Drejtësinë, është Klevis Alla. Ai është pyetur nga një oficer i policisë kriminale në Durrës dhe prokurori i këtij qyteti, Gëzim Veizi. Veizi, është prokurori i parë që ka rënë në gjurmët e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, duke vendosur ndaj tyre dhe anëtarëve të tjerë masën e “arrestit në burg” në mungesë. Pas kësaj Gëzim Veizi, ja kaloi çështjen për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së posaçme SPAK, pasi konstatoi se vrasjet ishin kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Pendesa e Euglen Halilit

Pas Klevis Allës, i dyti i këtij grupi që ka pranuar të flasë është Euglen Halili. Ky i fundit tregoi se ai ishte personi që vrau shokun e tij, me dhjetëra goditje thike, Regis Runaj në Elbasan.

Halili, lidhi marrëveshjen me prokurorin e rrethit Kreshnik Ajazi dhe u pyet së bashku me zv/drejtorin e Policisë në Elbasan, Alket Shatro, duke treguar të gjithë dinamikën e krimit, njerëzit që kishte bashkëpunuar dhe financuesin, Erjon Alibej alias Agim Shurbin.

Shatro, Ajazi dhe prokurori Ritvan Suka, në atë periudhë arrestuan Erjon Alibej dhe Xhulio Hoxhën. Xhulio Hoxha dhe Halili, kishin shërbyer si informatorë në vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Pendesa e Enrik Hoxhaj

Vetëm 1 ditë pasi është arrestuar nga policia në qytetin e Fierit,në 30 Mars 2022, Enrik Hoxhaj ka lidhur një marëveshje bashkëpunimi me prokurorin e rrethit Elbasan, Kreshnik Ajazi. Marrëveshja është lidhur me vullnetin e lirë të Hoxhaj, duke treguar ngjarjet kriminale ku ai ishte i implikuar.

Pyetja e Hoxhaj, është bërë nga Alvaro Noga, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Hari Gogo, një oficer i policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Hoxhaj është pyetur në prani të avokates Rabije Cenalia, duke treguar të gjithë aktivitetin kriminal.

Pendesa e Nuredin Dumanit

Diku rreth datës 9 prill 2022, shfaq interes për tu pyetur dhe bashkëpunuar me drejtësinë, i arrestuari i dytë, Nuredin Dumani. Edhe pse ka folur, mësohet se këtij të fundit ende nuk i kanë dhënë statusin e bashkëpunëtorit të Drejtësisë. Në 15 prill 2022, dy hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë deleguar nga prokurorët Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu, për pyetjen e Nuredim Dumanit.

Dy hetuesit, Alvaro Nogu dhe Endri Balla, kanë intervistuar gjatë Dumanin, duke mbajtur shënim të gjithë pjesët që ai tregon për veprimtarinë e grupeve kriminale.

I pranishëm në këto seanca pyetjes ka qënë në cilësinë e avokatit të Dumanit dhe juristi, Kevin Kosova, i cili rezulton të jetë djali i Adnan Kosovës, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

drejtesise dumani te penduarit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin

18:26 / June 26, 2022

E rëndë në Elbasan, 16-vjeçarja i jep fund jetës

18:05 / June 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin

18:26 / June 26, 2022

E rëndë në Elbasan, 16-vjeçarja i jep fund jetës

18:05 / June 26, 2022
Te fundit

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

Rusia shton sulmet me raketa në Ukrainë

18:50 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.