Policia e Tiranës bën të ditur se janë vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim kombëtar, njëri për droge dhe tjetri për plagosje të rëndë me dashje.
Ndërkohë janë arrestuar dhe dy të rinj, njëri pasi i është gjetut kokainë gjatë kontrollit fizik dhe një tjetër drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombetar.
Arrestohen në flagrancë dhe 2 shtetas të tjerë, nga këta 1 për prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe 1 për drejtim mjeti në menyrë të parregullt.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
•Z.Q., 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
•Q.K., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Forçat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G., 33 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje përkatese.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
