Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga tre pesona për dhunë në familje.
Sipas burimeve zyretare, një 43-vjeçar nga Fshati Koçaj i ka marrë me dhunë vëllezërve të tij tokën në pronësi të tyre duke ushtruar dhunuë fizike.
Ndërkohë dy të tjerë janë vënë në pranga për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, për dhunë në familje.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit A. I., 43 vjeç, pasi në fshatin Koçaj, pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.
Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit F. K., 32 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht ndaj bashkëshortes, në banesë.
Po nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Zh., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
