MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e trefishtë në Memaliaj. Dyshohet se të paktën 3 autorë kanë marrë pjesë në atentatin e trefishtë ku mbeti i vrarë babai i Andrea Kalemit, kamerieri dhe një klient. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe xhaxhai i Andrea Kalemit, Artur Kalemi.
Mësohet se autorët kanë qenë duke udhëtuar me një makinë të zezë ku nga qendra e Memaliajt kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë. Sipas raportimeve njëri nga autorët ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt shënjestrës, Shyqyri Kalemi. Plumbat kapën edhe vëllain e shënjestrës, Artur Kalemi dhe kamarierin i cili ndodhej pranë tyre. Edhe një klient gjeti vdekjen nga breshëria e plumbave ndërsa autorët u larguan me mjetin e zi.
Lexo edhe :
Related Posts
Autorët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt Shyqyri Kalemi i cili është babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Të dy ata dyshohet të jetë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
Pas ngjarjes autorët në fshatin Bejaj kanë djegur edhe mjetin e përdorur në krim, mjet i cili u gjet nga policia disa orë pas ngjarjes. Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve” thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.