Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Njeriu i besuar i Merkelit merr drejtimin e CDU-së/Humb ‘Trumpi gjerman’, ja kush është kryetari i ri i partisë së kancelares

12:27 / January 16, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armin larschet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armin Laschet është kryetari i ri i partisë së kancelares Merkel, Unioni Kristian-demokrat. Ai u zgjodh me 521 vota të delegatëve. Kandidati tjetër, Friedrich Merz, i cili nga disa quhej “Trumpi gjerman”, humbi në balotazh.

Laschet nga viti 2017 ka shërbyer si kryeministër rajonal i rajonit me popullsinë më të madhe në Gjermani, Nordrhein-Westfalen, shkruan Deutsche Welle.

Në fjalimin e tij para procesit të votimit, ai e theksoi rëndësinë e unitetit. “CDU-ja nuk ka nevojë për një shef ekzekutiv që ta udhëheqë atë, por për një kapiten të ekipit që do t’i prijë rrugës dhe ta mbajë partinë të bashkuar”, tha ai.

Laschet ka qenë një nga nënkryetarët e CDU-së që nga viti 2012. Ai gjatë tërë kohës ka qenë partner i besueshëm i Angela Merkel.

Ai në vitin 2019 formoi një aleancë me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn. Vetëm disa ditë para votimit të kryetarit të ri të partisë, ata publikuan një program 10-pikësh. Ata thanë se synojnë që këtë dekadë ta bëjnë dekadë të modernizimit për Gjermaninë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulm me thikë në shkollë/ 19-vjeçari plagos 10 nxënës dhe mësues

21:09 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026

Profil | Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës

09:50 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.